Andres Iniesta duket se ka luajtur sot ndeshjen e fundit me kombëtaren spanjolle. Pas eliminimit nga Botërori kundër Rusisë, mesfushori ka njoftuar largimin përfundimtar nga kombëtarja.

34-vjeçari në intervistë për mediat ka dhënë lajmin, ndërsa ka theksuar se ndonjëherë lamtumira nuk vjen ashtu siç ëndërron.

Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Spanjën. Një magji e mrekullueshme ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e ëndërron”, ka deklaruar ‘maestro’.

131 ndeshje ka Iniesta me kombëtaren e tij dhe ka shënuar 13 gola ku më vendimtari ka qenë ai i finales së Kupës së Botës përballë Holandës.

Artikulli paraprakRRJETI SHPALL ‘PRESIDENTIN’ E RI TË RUSISË: PUTIN TË LIROJË ZYRËN TË HËNËN (FOTO)
Artikulli tjetërPOLICIA E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË BASHKË NË PATRULLIME DERI MË 31 GUSHT