Vënia e dy pompave të reja në hidrovorin e Çasit në Velipojë dhe pastrimi i kanaleve në Ças bëjnë që të japin më shumë siguri për shmangien e përmbytjeve.

Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani dhe drejtori i bordit të kullimit Petrit Gjoni bënë një inspektim në Ças. Një problem i pazgjidhur mbetet furnizimi me energji elektrike me një linjë të dytë dedikuar për hidrovorin e Çasit në rast emergjence. Pavarësisht ndërhyrjeve në hidrovore apo kanale përmbytjet në Shkodër mund të jenë prezente sepse nuk janë bërë investime madhore për të dhënë siguri. Prefekti Radovani dha një lajm të mirë për banorët e përmbytur para 5-6 viteve duke thënë se brenda këtij viti mund të jepen dëmshpërblime të tjera. Shkodra pavarësisht ndërhyrjeve në pjesë të ndryshme nga pushtetit qëndror apo vendor vazhdon të mbetet një zonë me rrisk të lartë për t’u përmbytur.

Artikulli paraprakME URDHËR NGA PRESIDENTI – ÇIFTI PAGUHET 100$ PËR VRASJEN E ÇDO SHPËRNDARËSI DROGE
Artikulli tjetërGJONI: PASTRUAM 20 METËR LINEAR NË KANALE