Inspektoriati i Mjedisit ka bërë isnpektime në 5 njësitë administrative të Qarkut Shkodër sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane nga drejtuesit e këtyre njësive.

Kështu u shpreh kryeinspektori i Inspektoriatit Edmond Tërthorja siaps të cilit problem vijon të mbetet perifera e Shkodrës si dhe njësina administrative Rrethina Malësia e Madhe e ka të trashëguar problemin e mbetjeve që ka ardhur edhe për shkak të mungesës së fondeve për ti dërguar në landfildin e Bushatit shton Tërthorja Tërthorja shigjeton krerët e njësive administrative për këtë problem, ndërsa thotë se nuk do të mungojnë penalizimet për ta sic është vepruar në të tilla raste edhe më parë. Sic mësohet zonat turistike kanë qënë këto muaj në fokus të Inspektoriatit Rajonal të Mjedisit për mbajtjen pastër të ambjentit dhe respektimit të rregullave të përcaktuara për ndotjen akustike.Kryeinspektori i Mjedisit në Shkodër Edmond Tërthorja tha se ankimet e bëra nga qytetarët janë ndjekur hap pas hapi.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE, NË PARLAMENTIN SHQIPTARË
Artikulli tjetër“NAMAZI NË JETËN E MUSLIMANIT”