QEMAL MEHJA I PËRGJIGJET SHOQATËS SË GJUETARËVE: TË SHTYHET MORATORIUMI. Nuk ka gjueti të paligjshme. Inspektoriati i pyjeve kundërshton shoqatën e gjuetarëve “Jakup Bajri”, kryetari i së cilës një ditë më parë tha se favorizohet gjuetia e paligjshme. Inspektori Qemal Mehja hedh poshtë këto pretendime.
Mehja kërkon që moratoriumi që është deri në 2016-ën të shtyhet edhe më shumë. Inspektori Mehja tregon se është mëse e nevojshme shtyerja e moratoriumit që ndal gjuetinë edhe për disa vite. Shoqata e gjuetarëve dhe inspektoriati i pyjeve prej kohësh zhvillojnë një debat. Gjuetarët kërkojnë të mos shtyhet moratoriumi ndërsa inspektoriati pyjor pritet ta hedhë mbase si propozim edhe për Ministrinë e Mjedisit.