Facebook po zgjeron gjithnjë e më tepër funksionimin e Instagram për Windows 10, si për versionin desktop dhe tabletët.

Teksa për herë të parë Instagram në Windows 10 Mobile doli në prill, aplikacioni nuk kishte shumë gjëra. Aplikacioni i Instagramit për Windows 10 është një aplikacion universal dhe tashmë është mëse aktiv për kompjuterat dhe tabletët. Megjithatë ai ende nuk ka ndërtuar një aplikacion të përshtatur për iPad dhe përdoruesit e tabletëve të Apple duhet të përdorin një version jo të përmirësuar të iPhone. Tashmë Instagram është mëse i aksesueshëm për Windows 10, ka Instagram Stories, Direct, dhe Explore. Gjithashtu mund të bëni, ngarkoni apo redaktoni foto, por megjithatë do tu duhet një tablet Windows 10 apo PC me prekje që të ngarkoni foto. Është një kërkesë e çuditshme, por pajisjet si Microsoft Surfave Pro dhe Surface Book punojnë shumë mirë për të ngarkuar foto.

Artikulli paraprakSULM KAMIKAZ NË BAGDAD, MBI 30 TË VDEKUR
Artikulli tjetërLëkundje të forta tërmeti në Tiranë