30.507 vdekje janë regjistruar në total gjatë vitit 2021 dhe shkaku kryesor i vdekjeve janë ato natyrale me 97.3% të vdekjeve gjithësej. Instituti i statistikave në vend raporton se ka pasur 10,5 % vdekje më shumë se viti paraardhës i cili ishte po ashtu pandemik.

Në listën e grupsëmundjeve që u kanë marrë më shumë jetën shqiptarëve janë ato të aparatit të qarkullimit të gjakut që zënë 52.4%, simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë 16,8 %, sëmundje të aparatit të frymëmarjes 11,8 % dhe tumoret 11,2 %. Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829,1 vdekje.

Numri i vdekjeve foshnjore në vitin 2021 është 228. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 43,9 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 21,1 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grup-moshe.

Artikulli paraprakMAKINA BIE NË LIQENIN E BADOVCIT NË KOSOVË, BRENDA SAJ PO FLINTE NJË 5-VJEÇAR
Artikulli tjetërSI KA NDIKUAR LUFTA NË UKRAINË NË EKONOMINË E KOSOVËS