Ne muajin Gusht, shtrenjtohen ushqimet dhe shërbimi arsimor,nersa inflacioni rritet 2% Kete e e ka publikuar zyrtarisht INSTAT,i vetmi institucion shteteror zyrtar i specilizuar per matjen dhe perpunimin e te dhenave per ekonomine.

 

Pas muajsh të tëra me vlera shumë të ulëta, në muajin gusht inflacioni u rrit në 2%. Krahasuar me muajin Gusht 2015,rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7 %. Një grup tjetër që ka shënuar rritje të ndjeshme është “Shërbimi arsimor” me rritje 4,4 %. Ndërkohë çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” rezultojnë 1,4 % më të larta nga gushti I vitit të shkuar. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 19,2 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 15,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,5 %, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %. Norma 2% e inflacionit është më e larta për këtë vit. Ndërkohë që muajt e parë të vitit 2016 niveli i inflacionit u luhat në norma mjaft të ulëta deri 0.3%. Një situatë e tillë u komentua si tregues i konsumit të ulët dhe performancës së dobët të ekonomisë.

Artikulli paraprakDREJTESIA E RE,50 KANDIDATET PER GJYKATEN SPECIALE E SPAK
Artikulli tjetërPERMBYTJET NE GREQI,TRE TE VDEKUR,NJE I ZHDUKUR