Në një takim të thirrur nga shoqata “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër qëllimi i të cilit ishte diskutimi i marrëveshjes për funksionimin e mekanizmit të referimit pranë bashkisë, u shfaq kërkesa që dhunuesve në familje t’u ofrohen kushtet për ndryshimin e sjelljes së tyre.
Përfaqësusit e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në bashki nga ana tjetër shfaqën dëshirën për bashkëpunim institucional duke përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Diskutimi kundër dhunës në familje nxorri edhe disa sugjerime për Bashkinë Shkodër. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ekspertë të huaj, të cilët bashkëndanë eksperiencat e tyre gjatë ndërhyrjeve në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje.
Fenomeni i dhunës, kryesisht dhuna ndaj grave, mbetet një fenomen negativ në qarkun e Shkodrës. Pavarësisht se nuk ka shifra të sakta, numri i rasteve të referuara pranë Drejtorisë Vendose të Policisë së Shkodrës ka njohur rritje.