Mungesa e rampave në disa vende, po ashtu edhe zënia e kësaj hapësire nga persona të papërgjegjshëm vazhdon të mbetet nga problemet më shqetësuese për invalidët në qytetin e Shkodrës. Drejtori i shoqatës së personave para dhe tetraplegjikë Saimir Beqiri tregon se është I zgjënjyer nga institucionet përgjegjëse dhe masat e marra për lehtësimin e qarkullimit te personave me aftësi të kufizuara.
Beqiri tregon se pavarësisht ndryshimit të pushteteve apo krizës politike në vend, do I mundësojë personave invalid hapësirat e munguara në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Pavarësisht apelit të bërë nga shoqëria civile, personat me aftësi të kufizuara apo shoqatat në mbrojtje të tyre qyteti i Shkodrës vazhdon të mos I ofrojë kushtet e nevojshme këtyre personave për të lëvizur në rrugë.