Shërbimi Social në Shkodër sëbashku me organizatën FoodBank Albania janë bashkuar në një nismë sensibilizuese për tiu gjendur pranë familjeve në nevoj në Shkodër. kësaj nisme i janë përgjigjur shumë institucione si Spitali Rajonal në Shkodër të cilët kanë grumbulluar pako të ndryshme ushqimore për këto familje.

Edhe tek Posta Shqiptare në Shkodër ka pasur një sensibilizim nga punonjësit e këtij institucioni ku nuk kanë nguruar të japin edhe ata kontributin e tyre.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Shërbimi Social në Shkodër dhe FoodBank Albania ka si qëllim që edhe familjet në nevoj në qytetin e Shkodrës të festojnë festat e fundvitit ashtu siç të gjithë e meritojmë. Ndërkohë të gjitha këto dhurime që janë bërë nga institucionet në Shkodrë do të shprendahen në vigjilje të festave të Vitit të ri.

Artikulli paraprakTË ARDHURAT, BILANCI I BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA SHPRESA TEK MERKATO PËR TË NDRYSHUAR