Rruga “Ethem Kazazi” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një aks i rëndësishëm për një numër të madh banorësh, ky segment në këto 25 viteve është amortizuar plotësisht. Përgjatë gjithë asaj rruge që ka një gjatësi më shumë se një kilometër qarkullimi është shumë i vështirë.

Në gjithë gjatësinë e këtij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.Edhe pse një aks i rëndësishëm deri tani nuk ka patur vëmendjen e duhur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit ashtu si shumë rrugë të tjera nq qytetin e Shkodrës.

Në fakt banorëve të rrugës “Ethem Kazazi” shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve. Sa i përket vetë banorëve disa herë janë ankuar dhe kanë kërkuar që të rikonstruktohet ai aks por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

 

Artikulli paraprakESCOBAR MË 11 PRILL VJEN NË TIRANË, TAKOHET ME BEGAJN, PËRFAQËSUES TË PS DHE PD SË ALIBEAJT
Artikulli tjetërVENDOSET KRYQI 12 METËR NË FSHATIN KOLJAKAJ