BLLOKU NUK DO TË PËRÇAHET, ENDE PEZULL KRYEMINISTRI!Blloku nuk do të ndahet, por gjithsesi mbetet e paqartë se kush do të jetë kandidati i tyre për Kryeministër, edhe pse javën e ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim.Të paktën ky është përfundimi që ka dalë nga takimi i sapo mbyllur mes udhëheqësve të partive që duan të formojnë qeverinë e re, i mbajtur pikërisht në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se Isa Mustafa nuk ka kërkuar personalisht të marrë ai postin e Kryeministrit, por në emër të LDK-së ka kërkuar të rishqyrtohet marrëveshja. Por gjithsesi, Haradinaj është i vendosur në qëndrimin e tij dhe nuk heq dorë nga posti.Gjatë ditës është folur shumë se Mustafa ka arritur një marrëveshje me Thaçin dhe po kërkon të largohet “në paqe” nga Blloku, e të formojë qeverinë e re me Partinë Demokratike, pikërisht duke i vënë kushte të reja aleatëve, të cilat nuk do të pranoheshin prej tyre.Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të t’i qëndroi besnik marrëveshjes, ndërsa Vetëvendosja ka qëndruar neutral, duke thënë se partitë duhet të luftojnë për parime dhe jo për poste.Në takimin kanë marrë pjesë Isa Mustafa e Agim Veliu nga LDK, Albin Kurti e Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Fatmir Limaj e Bilal Sherifi nga Nisma në mikpritjen e Ramush Haradinajt e Blerim Shalës.

Artikulli paraprakBASHA NË SHKODËR, MEDIAT NUK LEJOHEN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA, “ ELOZHE” NGA MEDIAT