PRESIDENTJA: KOSOVA E PËRBALLON ÇDO KËRCËNIM SIGURIE
Ne Kosove, presidentja e vendit u ka bërë thirrje deputetëve të gjejnë zgjidhjen për bllokadën politike e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Pervec zhbllokimit të institucioneve, Atifete Jahjaga theksoi se funksionimi i Kuvendit I ndihmon luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Ne kemi nevojë për krijimin e shpejtë të institucioneve dhe mbetet në përgjegjësine e deputetëve, që të tregojnë gatishmërinë për funksionimin e Kuvendit për të cilin kanë marrë votat e qytetarëve, – deklaroi presidentja e Kosoves.
Këto komente Presidentja Jahjaga i bëri gjate një tryeze per zbatimin e Planit per Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit.
Me këtë rast, Presidentja deklaroi se Shteti i Kosovës është i gatshëm të ballafaqohet me të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Sipas Jahjages, Kosova ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshme në aspektin e sigurisë për t’u ballafaquar me çfarëdo kërcënimi.