LIDERË LOKAL DHE RAJONAL TAKIM NË DURRËS .Në Durrës, liderë lokal dhe rajonal nga vendet e BE dhe Shqipërisë u takuan në kuadër të Komitetit të Grupit të Punës të Rajoneve mbi Ballkanin Perëndimor. Takimi u përqendrua në çështjet që kanë të bëjnë me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian si dhe në dimensionin lokal dhe rajonal të bashkëpunimit kufitar.

Në takim u tha se Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat në BE në qershor 2014 por negociatat aktuale të pranimit nuk janë hapur ende. Megjithatë, vendi tashmë përfiton nga fondet europiane të paranderimit dhe po zgjeron bashkëpunimin ndërkufitar.Kreu këshillit të Qarkut të Durrësit Alfred Mullaraj pjesëmarrës në takim u shpreh se bashkëpunimi ndërkufitar i jep një hov të madh zhvillimit të ekonomisë.Presidentja e Delegacionit të BE Romana Vlahutin theksoi se është mjaft i rëndësishëm zhvillimi i qeverisjes në kuadër të zgjerimit të BE, ndërsa nuk la pa përmendur edhe problemin e transportit në rajon.”Shpejtësia e transportit në vendet e rajonit është 50 km në orë. Disa vjet më parë për të shkuar nga Zagrebi në Sarajevë me tren nevojiteshin 4 orë sot kjo rrugë bëhet per 8 orë. Nga Tirana në Sarajevë është e pamundur që të shkosh me tren, është njëlloj si të shkosh nga Tirana në Uashington”. tha VlahutinKy ishte takimi i 16 i grupit të punës të rajoneve të BE i cili do të përcaktojë edhe projektet për rajonet sipas sektorëve që paraqesin probleme. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hHS3Jrzw4cE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSITUATA KAOTIKE E VLLAZNISË
Artikulli tjetërQËLLOI ME ARMË, KAPET AUTORI