Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë të ditur se do ti paraqesë Këshillit Kombëtar të Integrimit sugjerimet konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Meta tha se për integrimin duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja mos mbetet në vend numëro.
Ilir Meta e cilëson të vonuar por pozitiv vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht të kryetarit të KED-së. “Qëndrimi i Presidentit është i Kushtetutës, kanë qenë të qarta. Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë” tha ai.
Por a mendon kreu i shtetit se anëtarët që do të zgjidhen tani në Kushtetuese do të jenë të pavarur? “Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve”.