Tre mesazhe përcolli ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në takimin me instituconet e pavarura që po mbahet sot në kryesinë e Kuvendit.
Mesazhi I parë: Theksoj rëndësinë e parlamentit dhe institucionet e pavarura në kontekstin e hyrjes në BE
Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negociatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me institucione demokratike, gjyqësore, lirinë, sigurinë dhe fusha të tjera thelbësore, si reforma në administratë, statistika, prokurime publike e kontrolli financiar. E ky parlament ka rol kyç duke nisur nga komiteti i BE-së që do të rishikojë dhe më ka thënë nesër pozicionin e negociatave që do I paraqiten Këshillit BE-së. Në terma konkretë negociatat do të eksiztojnë në reforma thelbësore që do e sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fushat thelbësore.
Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe udhërrëfyesin në funksionim të institucioneve demokratike. Të dyja këto udhërrëfyes kanë rrugë të qarta dhe reforma konkrete të synuara. Shumica prej tyre mund të arrihen nëse ka mobilizim të fuqishëm nga ana e parlamentit dhe institucionet e pavarura që ju prezantoni këtu sot. Kjo është përpjekje e të gjithë shtetit.
Mesazhi dytë: Negociatat e suksesshme në hyrjen e BE-së kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por gjithashtu dhe në bashkëpunim ndërinstitucional. Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjithë forcat politike si prioritet kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Parlamenti është qëndra për të pasur dialogun konstruktiv dhe të miratojë legjislacione e ndryshimet ligjore. Nga ana tjetër marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respeKt të plotë të kushtetutës që ka të bëjë me kontrollin e balancën. Është shumë e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Duhet të ketë diskutime të rregullta sic është diskutuar në raport. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet në raste kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura. Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju keni themeluar tashmë është shumë I rëndësishëm në këtë drejtim. Duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur e llogaridhënës që të bazohet në integritet. Të gjitha institucionet e pavarura dhe sistemi gjyqësor duhet të luftojnë krimin e organizuar për të garantuar që sistemi I drejtësisë jep vendime me integritet
Mesazhi i tretë: BE do të vijojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën e tyre drejt BE-së. Kur vijmë tek parlamenti kemi program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien e transparencën për të ngritur kapacitetet e integrimit dhe forcuar dialogun ndërparlamentar me shoqërinë civile e median. Do të sigurojmë asistencë të dedikuar për komisionin e Deziformimit.