Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me universitetin e Mesina-s, Florence dhe Napolit në Itali organizuan konferencën shkencore “Procesi i harmonizimit të legjislacionit shqiptar me anë të BE dhe përvojat e vendeve të tjera. Probleme teorike dhe praktike”. Kjo konferencë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë pas hapjes së negociatave me BE tha rektori Tonin Gjuraj i cili shtroi edhe një pyetje.
Dekania e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër që organizoi këtë konferencë Irma Baraku tha se dy janë fushat kryesore ku do të përqëndrohet universiteti i Shkodrës pas hapjes së negociatave me BE, Reforma në Drejtësi dhe Integrimi Europian.
Fabricio Tigano nga universiteti i Mesina në Itali u shpreh se vështirësitë që i lindin Shqipërisë në rrugën drejt BE janë një problem i vërtetë por që mund të zgjidhen nëse bashkëndahen principet dhe vlerat e përbashkëta që Europa ka.
Konferenca Shkencore vijoi me kumtime nga profesorë, emra të rëndësishëm të së drejtës brenda vendit por edhe ekspertët e ardhur nga Italia të cilët bashkëndanë pikëpamjet dhe eksperiencën e tyre në rrugën e integrimit drejt BE të Shqipërisë.