Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca gjatë konferencës së 16, të komisionit parlamentar për integrimin Europian dha lajmin se më 4 shkurt do të vijë në Tiranë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Kjo tregon se rajoni eshte ne krye te axhendes se Parlamentit Evropian, ndaj duhen bere mire detyrat e shtepise ne rajon u shpreh ambasadori Soreca.

Soreca dha mesazh edhe për deputetët, kur theksoi se këta të fundit kanë rol jetik në qeveri, sa i përket zbatimit të reformave, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se mund të ketë zhvillime pozitive për vendin tonë në samitin e Këshillit të BE-së, që do të mbahet në Bruksel në muajin mars.

Artikulli paraprakZHDUKJA E KAPITENIT YAVUZ, I KTHEHET JAHTI PRONARIT TURK
Artikulli tjetërPOSTRIBË, FERMERËT NISIN MBJELLJEN E QEPËS