SHKODRA PËR TË 11-tin VIT, FESTON ÇLIRIMIN E AUSTRISË.Duhet bashkëpunim i ndërsjelltë nga klasa politike për të arritur integrimin e plotë në familjen europiane.
Këtë mesazh ka dhënë ambasadori Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnoll, i cili garantoi se Austria do të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë të vështirë dhe të avashtë.
“Tashmë është hapur një kapitull i ri i Shqipërisë me kandidimin europian. Rruga drejt Europës është e vështirë dhe pak e avashtë, por është e qartë që Shqipëria e meriton vendin kandidat në Europë dhe Austria do t’a mbështesë këtë gjë. Austria ka shprehur gjithmonë, që të jesh pjesë e familjes Europiane duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë. Kjo është e qartë, që të gjithë duhet të punojnë për t’ia arritur këtij qellimi. Edhe Austria e ka bërë të qartë që partitë politike duhet të bashkëpunojnë për të ndërmarrë këtë hap. Jam i sigurtë që ky bashkëpunim do te vijë edhe në vendin tuaj” – u shpreh Schnoll.I pyetur nëse bojkoti është një instrument i gabuar, Schnoll theksoi:
“Është një rast i politikës së brëndshme në të cilin nuk dua të ndikoj” – tha Ambasadori i Austrisë.
Deklaratat ambasadori Schnoll i bëri nga Shkodra, ndërsa mori pjesë në festën e organizuar për çlirimin e Austrisë. Për të 11-in vit Shkodra ka përkujtuar këtë datë të shënuar.E kthyer në traditë nga konsullata e nderit në kryeqendrën e veriut, së bashku në festën e këtij viti u mblodhën deputetë, drejtues vendorë, personalitete të artit dhe kulturës Shkodrane.