Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19.
Megjithatë zyrtarët e agjencive të inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi nuk është krijuar si një armë biologjike.
Në një vlerësim të përditësuar se ku filloi virusi, zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI) tha se një transmetim nga kafsha te njeriu dhe një rrjedhje laboratorike ishin të dyja hipoteza të besueshme për mënyrën se si u përhap, shkruan BBC.
Por nuk kishte informacion të mjaftueshëm për të arritur në një përfundim përfundimtar. Kina e ka kritikuar raportin.
Gjetjet studimore u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një rishikimi 90-ditor që administrata e Presidentit, Joe Biden, publikoi në gusht.
Ai tha se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të ulët” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.
Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë Wuhan.
Në raport thuhet gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virust përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Wuhan, në fund të vitit 2019.
Por theksohehet se Kina po vazhdonte të pengonte hetimin global dhe t’i rezistonte ndarjes së informacionit.