Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, me fitoren në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit kështu ka paralajmëruar inteligjenca amerikane.

Paralajmërimi vjen ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.

Moska i rifokusoi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj Kiev, por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i inteligjencës kombëtare, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA-së të martën se Putin ishte ende duke synuar “të arrijë qëllime përtej Donbasit”, por se ai “përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë”.

Megjithatë, presidenti rus mund të kthehet në “mjete më drastike” ndërsa lufta vazhdon, megjithëse Moska do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse Putin percepton një “kërcënim ekzistencial” për Rusinë.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Scott Berrier tha në të njëjtën seancë se rusët dhe ukrainasit ishin “në një ngërç”.

Në luftimet e fundit, Ukraina pretendon se ka rimarrë katër vendbanime në rajonin verilindor të Kharkiv.

“Cherkasy Tyshky, Ruski Tyshky, Rubizhne dhe Bayrak u rrëmbyen të gjithë nga Rusia,por sot iu rikthyen Ukrainës”, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se sukseset ukrainase po i shtynin gradualisht forcat ruse nga Kharkiv, i cili është bombarduar që nga fillimi i luftës.

Artikulli paraprakKINA DËSHIRON TA MARRË PAQËSISHT TAJVANIN, POR PO PËRGATITET USHTARAKISHT
Artikulli tjetërRAMA: SPAK TË HETOJË, KUSH KA LLOGARI TË HAPUR ME DREJTËSINË DERËN E PS E KA TË MBYLLUR