Komunitetet fetare në Shkodër dhe drejtues vendor u bënë bashkë në një takim për “Inteligjencën Artificiale” e cila ishte mesazhi i Papa Françeskut në ditën botërore të paqes. Arqipeshkëvi I Shkodrës Angelo Massafra u shpreh se përveç anëve pozitive Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia në përgjithësi janë duke u kthyer edhe në një rrezik për shoqërinë.
Zëvendës myftiu i Shkodrës Arben Halluni tha se në vende të ndryshme të botës ka nisur të aplikohet prania e robotëve klerik dhe kjo sipas tij nuk është e nevojshme. Halluni tha gjithashtu se teknologjia po keqpërdor edhe luftën në Palestinë ndërsa tha se nuk ka asnjë vetëvrasje që mund të bëhet në emër të fesë.
Famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër Atë Nikolla Petani tha se rreziku më i madh është të krijojmë varësi nga teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale.
Ky takim i përvitshëm organizohet nga komisioni “Drejtësi dhe Paqe” pranë arqipeshkëvisë së Shkodrës zhvillohet mbi temën që përzgjedh Ati i Shenjtë në Vatikan për të dhënë mesazhe për mbarë njerëzimin.
https://youtu.be/qU1dqFfj-CE