Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po mendon që të hapë shumë shpejt një program studimi për inteligjencën artificiale duke u bërë i pari universitet publik në vend që ndërmerr këtë hap. Për të diskutuar mundësinë e hapjes së ktij programi rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj zhvilloi një takim me profesor Petraq Papajorgji i cili e vlerëson si një hap të rëndësishëm këtë nismë.
Sa i përket zhvillimit dhe futjes së inteligjencës artificiale, profesor Papajorgji thotë se Shqipëria është shumë larg me shtetet e tjera të botës.
Siguria kombëtare është e rrezikuar thotë eksperti Papajorgji dhe përfshirja e Inteligjecës Artificiale për mbrojtjen e institucioneve nga sulmet e vendeve armike është një dosmosdoshmëri.
Një problem që mbetet për t’u zgjidhur është edhe kostoja e lartë që kërkon eksperimentimi në universitete apo institucione për përfshirjen e inteligjencës artificiale.
Në një kohë kur shumë shtete të botës po zhvillohen maksimalisht, Shqipëria ende nuk ka bërë përpjekje për ta përfshirë inteligjencën artificiale në universitete apo institucione.