POLICIA IDENTIFIKON NJË PËRSON SI TË DYSHUAR, FNSH DHE RENEA NË ZONË. Policia e Shkodrës ka një emër si të dyshuar në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova, por për arsye hetimi ky emër nuk bëhet i ditur, madje mbahet sekret hetimor dhe dihet vetëm nga një numër i kufizuar drejtuesish të policisë. Burime konfidenciale pohuan se policia ka një emër që ka dyshime të forta se personi në fjalë ështe autor ose ka lidhje të forta me ngjarjen.

Mësohet se ky person është rreth 25 vjeç dhe banues nga zona ku ka ndodhur krimi. Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit. Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar.  Gjithsesi, burimet pohooojnë se për momentin këto informacione mbesin në nivelin e dyshimeve ku janë përqendruar disa nga pistat e ngritura. Ndërkohë, policia po përpunon me detaje 413 fotot e gjetura në dy aparatet fotografike të dy turistëve të vrarë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë marrë në pyetje pronarët e hotelit ku kanë kaluar natën viktimat Michael Svatos dhe Anna Kasinova. Ata janë pyetur nëse turistët çekë kanë qënë të shoqëruar me persona të tjerë, por sipas pronarëve të hotelit ata kishin qenë vetëm. Madje edhe në momentin kur janë larguar, çifti ka qënë së bashku në makinë dhe me asnjë person të tretë. Të njëjtin version kanë treguar dhe disa turistë të tjerë çekë që kanë qënë në hotel së bashku me dy viktimat. Aktualisht, aksionet e policisë dhe FNSH-së në krehjen e zonave të dyshuara vazhdojnë në gjithë zonën e Dukagjinit.

Artikulli paraprakBllokohet fshati Grude e Re nga policia.
Artikulli tjetërKUBICKOVA: SHKODRA KA NJERËZ TË MREKULLUESHËM