Inter pëson një tjetër disfatë pas asaj me Udinese. Zikaltërit u larguan të mundur nga fusha e Sassuolo që arriti një sukses të rëndësishëm me rezultatin 1 – 0. Falcinelli ishte shënuesi i të vetmit gol të takimit të zhvilluar në Rexhio Emilia. Mundësinë më të mirë e pati kapiteni Icardi, por 11-metërshi i goditur prej i tij u prit nga portieri.
Një ndalesë e shfrytëzuar nga Napoli që fitoi edhe pse me vështirësi 3 – 2 me Sampdoria.
Një ditë për tu harruar për Elseid Hysajn, që shkaktoi penallti. Reagimi napolitanëve ishte i duhuri duke marrë 3 pikë që e mbajnë skuadrën në krye të Serie A. Marek Hamsik shënoi edhe golin e 116 me Napoli, duke kaluar edhe Diego Maradona.
Lazio mundi 4 – 0 Crotone me golat e shënuar të gjithë në pjesën e dytë. Strakosha triumfoi kështu në përballjen direkte me Ajeti. Në mbrëmje Juventus do të presë Roma.