JUVENTUS NË GARË PËR SNEJDER KUSHTON 2 MLN EURO.Mediat italiane kanë zbuluar detajet e marrëveshjes potenciale mes Xherdan Shaqirit dhe Interit.Sportmediaset në numrin e ditës së dielë shkruan se Interi dhe Xherdan Shaqiri janë vetëm një larg hap marrëveshjes.

Sipas tyre, e mërkura do të jetë dita vendimtare për Shaqirin dhe Interin dhe me shume mundesi lojtari do ta pranojë ofertën e zikaltërve për tre vjet kontratë. Madje sipas mediave italiane, në këtë, ai do të fitojë plot 2 milionë euro në sezon plus bonuset. Gjithsesi, Interit i duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Liverpoolit për të siguruar shërbimet e lojtarit shqiptar. Ndërkohë Juventus e kanë lënë pas Shaqirin dhe është fokusuar tek lojtari Hollandez, Ëesli Snejder që luan me ekipin turk  të Gallatasarit. Sipas mediave italiane, Juve është në bisedime me lojtarin dhe ka bërë një ofertë për 2 mln euro. Transferimi i lojtari duke së është çëhtje ditësh, pasi “zonja e vjetër” kërkon me çdo kusht lojtarin dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të fituar shërbimet e tij. Gjatë këtyre ditëve të para të janarit 2015-të skuadrat italiane janë duke u treguar shumë aktive në merkato, ku sipas informacioneve që japin mediat italiane, lëvizjet më të mëdha dhe emra më të mëdhenj lojtarësh pritet të bëhen pas datës 5 janar.   

Artikulli paraprakMICHAEL SCHUMACHER FESTON 46-VJETORIN
Artikulli tjetërAUSTRALIA NË “LUFTË” ME FLAKËT