Inter nuk ndalet dhe hedh një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion në Serie A. Skuadra zikaltër mundi në transfertë 2-1 Torinon dhe në pritje që rivalët direktë të zbresin në fushë, thellon shkëputjen në krye të renditjes. Sfida u vendos në pjesën e dytë, duke nisur nga 11-metërshi i kthyer në golin e epërsisë për zikaltërit nga Lukaku në minutën e 62-të.

Torino u kthye në ndeshje në të 70-të, kur Sanabria barazoi shifrat. Fitorja e Interit u vulos vetëm pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Martinez me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e zikaltërve që largohen me nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt të Milanit. Një humbje të rëndë pësoi Roma. Skuadra verdhekuqe u dorëzua 2-0 në fushën e Parmës.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA RIKTHEHET TEK FITORJA
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA TAKIM ME QYTETARËT NË SHKODËR: NUK KA ASGJË QË NA NDALON, PD E VETMJA SHPRESË