Prej datës 2 tetor ka nisur aplikimi për lotarinë amerikane. Menjëherë pas hapjes së regjistrimeve, avokati Ergys Ivziku bën të ditur se interesi i qytetarëve shkodran për të plotësuar lotarinë që të përjetojnë ëndrrën amerikane ka qënë tejet I lartë.
Ivziku tregon se këtë vit janë paraqitur pranë zyrës jo vetëm të rinj, por ka patur edhe plot familje të cilët kanë shfaqur dëshirën për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të gjithë ata persona që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane, aplikimet do të jenë të hapura edhe ditën e nesërme deri në orën 12:00.