Interesi i qytetarëve për të marrë vaksinën kundër gripit edhe këtë vit ka qënë tejet i lartë në Shkodër. Nga 14 mijë doza të ardhura, kryevaksinatori pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, Arben Xhabija bën të ditur se deri më tani janw aplikuar rreth 6 mijë doza.

Kryevaksinatori ka rënditur disa ndër kategoritë që konsiderohen në rrisk, ndërsa ju bën apel që të vaksinohen tani që të mbrohen nga gripi në periudhën e dimrit.

Vaksinimi në Shkodër kundër gripit ka nisur rreth një muaj më parë. Mjekët këshillojnë kryesisht të moshuarit si dhe të sëmurët kronikë që të mos neglizhojnë vaksinimin kundër gripit.

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT KËRKOJNË RRUGË
Artikulli tjetërIZMIR SMAJLAJ KANDIDON PËR FSHA