Krahas bregdetit, në Lezhë ka marrë vemendje edhe turizmi historik.Memoriali i Gjergj Kastriotit është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave zyrtare në 9 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skëndërbeut është vizituar nga rreth 20 mijë persona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij insitucioni në vitin 1981. Krahas shqiptareve të Kosoves, interes për memorialin e Skënderbeut kanë patur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.

Turistet që ndalen në Lezhë kanë si intenerar dhe Shkodren dhe Krujen thotë Përgjegjëse i Trashegimisë Kulturore Paulin Zefi.

Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë këtij viti.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBANIN ME FORCË NJË TË MITUR NGA AFGANISTANI, NË PRANGA 18-VJEÇARI, NË KËRKIM VËLLAI I TIJ
Artikulli tjetër‘KRIZA NUK ËSHTË E JONA, DHE AS E PARLAMENTIT!’ PELESHI MBLEDH GRUPIN PS E LË POROSITË: S’E NDALIM AKTIVITETIN PARLAMENTAR