Deri në 1990 ka nxjerrë qindra specialist minierash e ndërmarrjesh të tjera, ndërsa përgjatë viteve të demokracise profesionist në fusha të ndryshme si hidraulike, mekanike, elektrike dhe informatike. Bëhet fjalë për shkollen e mesme profesionale industriale në Rubik të Mirditës, e cila ka një histori 55-vjeçare dhe vijon të ruaje lavdinë e dikurshme. E pasur me laboratore moderne në të kater drejtimet që ofron dhe me konvikt me kushte bashkohore, shkolla profesionale e Rubikut është një mundesi e mire për të gjithë të rinjtë që duan të marrin një zanat.

Shkolla profesionale e Rubikut frekuentohet ngë nxënës të cilët vinë nga zonat të ndryshme verilindore thotë drejtori Nikoll Gjikola, ndërsa ka një apel për të rinjte që përfundojnë klasat e nënta.

Arsimi profesional po merr gjithnjë e më shumë vemendjen e të rinjeve si mënyra më e mire për të patur një punesim të shpejtë dhe të ardhme të sigurtë dhe këtë e dëshmojnë nxënësit që kanë zgjedhur shkollen industriale të Rubikut.

Krahas konviktit me kushte bashkohore në shkollen e mesme profesionale të Rubikut mundësohen edhe bursa për nxënësit, duke e bërë koston financiare të studimit zero.

 

Artikulli paraprakMURIQAN, TENTUAN TË DILNIN NGA SHQIPËRIA ME PASAPORTA TË SHTETASVE TË TJERË, NË PRANGA 2 SHTETAS TURK
Artikulli tjetërFESTA E ABETARES NGA SHKOLLA “ISMAIL QEMALI”