Krahas bregdetit në Lezhë ka marrë vemendje edhe turizmi historik.Memoriali i Skenderbeut është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj.Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skëndërbeut është vizituar nga 17 mijë e 200 përsona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij institucioni në vitin 1981.

Krahas shqiptareve të Kosoves interes për memorialin e Skëndërbeut kanë patur dhe shumë turiste të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezet.

Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë vitit 2023.

Artikulli paraprakFESTA E ZOJËS SË PAPËRLYEME
Artikulli tjetërSHKODËR, MATURANTËT TAKOHEN PAS 40 VITESH