Krahas bregdetit në Lezhë ka marrë vemendje edhe turizmi historik.Memoriali i Gjergj Kastriotit është një prej aseteve më të kërkuara nga vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave zyrtare në 7 mujorin e parë të këtij viti vendvarrimi i Skëndërbeut është vizituar nga rreth 15 mijë persona, duke njohur numrin më të lartë të turisteve që prej ngritjes së këtij insitucioni në vitin 1981.

Krahas shqiptareve të Kosoves, interes për memorialin e Skëndërbeut kanë patur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.

Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë këtij viti.

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKALLËS SË PARË NË SHKODËR LË MASËN E SIGURISË ARREST ME BURG PËR TË PLAGOSURIN NGA NGJARJA E VELIPOJËS
Artikulli tjetërQËLLOI POLICINË, AUTORI I SHPËTON EFEKTIVËVE