Deri tani janë të pakta kërkesat që kanë shaqur subjektet në zonat turistike për punonjës sezonal.Kështu është shprehur Drejtori i Zyrës së Punës Dodë Mehmetaj i cili sipas eksperiencës ndër vite thekson se një fakt i tillë ndodhë pasi subjektet në zonat turistike kanë thuajse cdo vit të njëjtin personel.

Zhvillimi i punësimit sezonal është ndër prioritetet e reja të qeverisë dhe pushtetit vendor tregon Mehmetaj Megjithatë sipas Mehmetaj, subjektet e ndryshme sidomos të zonave turistike pritet që të shfaqin interes duke iu drejtuar kështu zyrës së punës për personelin e tyre sezonal.Sezoni turistik nuk shërben vetëm si një vend për të kaluar disa ditë të qeta, larg zhurmës por  edhe si një vend-punësim për qindra punëkërkues, të cilët përgjatë tre muajve të verës,  punësohen nga hoteleri-turizmi që operojnë përgjatë zonave turistike.

Artikulli paraprak“UNË MBROJ FËMIJËT”, KLOSI DHE ADEMI TAKIM ME STUDENTËT
Artikulli tjetërDHUNOI BASHKËSHORTEN, BIE NË PRANGA NJË 50 – VJEÇAR