Varësia nga interneti vijon të shfaqë efekte anësore tek të moshat e reja. Presidenti I Urdhërit të Psikologut, Altin Nika tregon se në shkolla I është kushtuar më shumë vëmendje aksesit në teknologji sesa socializimit të nxënësve në grupe sportive apo letrare duke bërë që të rinjtë të kthehen në qenie individuale.

Nika shprehet se në shkolla, me shtimin e numrit të punonjsve social dhe psikologëve synohet përmirësimi I situatës.

Aksesi I të rinjve nga internet, duke filluar edhe nga programet shkollore ka bërë që shumë prej tyre të krijojnë më tepër varësi për shkak të rrjeteve sociale. Sipas profesionistëve, kurrikulat në shkolla duhen rishikuar për t’I afruar të rinjtë më shumë me sportin dhe librin, në mënyrë që të garantohet formimi I duhur I tyre.

Artikulli paraprakRAMA: RAMË DAKORD QË DUHET TË BËHET MË SHUMË INVESTIME TË DREJTËPËRDREJTA NË SEKTORIN E TURIZMIT
Artikulli tjetërMASAT PËR PËRMBYTJET NË DAJÇ