Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Becheti.

‘Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.

Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.

Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.’

Artikulli paraprakRENEA KONTROLLE NË SHKODËR E FSHATRAT PËRRETH, SEKUESTROHEN ARMË! OPERACIONI ME URDHËR TË SPAK
Artikulli tjetërBARDHI KËRKON INTERPELANCË ME RAMËN PËR ‘BECCHETIN’, BALLA: KRYEMINISTRI NUK SQARON NJË SHPIFJE