Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të deputetes demokrate Ina Zhupa gjatë interpelancës së kërkuar pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli”. Në fjalën e saj, Manastirliu e akuzoi Zhupën për mungesë ndjeshmërie dhe përpjekje për të politizuar një ngjarje tragjike.

“Më vjen keq, po dua t’ua kujtoj se kur i jepet përparësi politikës dhe jo njerëzillikut, ky është fundi i politikës si qëllim për njerëzit,” tha Manastirliu. Ajo theksoi se interpelanca nuk duket të jetë thirrur për të kërkuar përgjegjësi apo për të dëgjuar përgjigje, por për përfitime personale politike.

Manastirliu u bëri thirrje deputetëve të tregojnë përgjegjshmëri për dhimbjen e familjes së të ndjerit, duke e cilësuar sjelljen e Zhupës si “kulmin e papërgjegjshmërisë”.

“Nuk kam ardhur këtu për të dëgjuar akuza e shpifje,” vijoi ajo, duke iu referuar deklaratave të deputetes për sistemin arsimor dhe për trajtimin e ngjarjeve tragjike nga institucionet shëndetësore. Ministrja mbrojti performancën e shërbimeve emergjente dhe të Traumës, duke i cilësuar akuzat si të pabazuara.

Artikulli paraprakBARDHI KËRKON INTERPELANCË ME RAMËN PËR ‘BECCHETIN’, BALLA: KRYEMINISTRI NUK SQARON NJË SHPIFJE
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK