Gjatë pasdites së djeshme, Intesa Sanpaolo Bank Albania organizoi një aktivitet për bizneset e qytetit të Shkodrës dhe Lezhës. Tema e eventit ishte “Mundësi Investimesh për zhvillimin e bizneseve në Shqipërinë e Veriut”. Në aktivitet morën pjesë rreth 100 biznese të vogla dhe SME si dhe përfaqësues të lartë të menaxhimit të Bankës. Gjatë aktivitetit u prezantuan një gamë e gjerë e produkteve të Bankës për segmentet e Bizesit të Vogël dhe SME. Fokus i veçantë iu dha ofertës së rifinancimit të biznesit të vogël, partneritete në financime për segmentet agro dhe turizëm si dhe produkte inovative si financime për panele fotovoltaike për vetëkonsum, platforma e re dixhitale e faktoring-ut “Confirming the leasing”, produkte të cilat lehtësojnë shërbime bankare cilësore, të shpejta dhe kanë si fokus t’i përgjigjen nevojave të bizneseve gjatë të gjithë ciklit të tyre të aktivitetit.

Gjatë aktivitetit dy biznese prezantuan eksperiencën e tyre pozitive me Bankën. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Alessandro D’oria tha se jemi shumë të lumtur që gjendemi pranë klientëve tanë të Shkodrës dhe të Lezhës në këtë bashkëbisedim i cili synon të ofrojë mbështetje sa më të madhe në zhvillimin e tyre përmes jo vetëm financimit por dhe konsulencës financiare.

 

Artikulli paraprakAPLIKIMET PËR SUBVENCIONE, PROBLEME NË ANËN E MALIT
Artikulli tjetërAUTORITETI I KONKURRENCËS NDALON RRITJEN E ÇMIMIT TË PATENTËS