Invalidët e punës dhe të verbërit ende vazhdojnë që të mos marrin pagesat sociale që u takojnë. Ata shprehen se kanë dy muaj që sorrallten në bankë apo zyrat e institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Nëse pagesat sociale vazhdojnë të mos jepen në afatin e caktuar dhe të qëndrojnë të bllokuara atëherë invalidët dhe të verbërit deklaruan se do të nisin protestat.Disa herë invalidët dhe të verbërit kanë reaguar publikisht për këto probleme por duket se zëri i tyre nuk është dëgjuar duke i detyruar që të nisin protestat.

Artikulli paraprak10 VJET MORATORIUM, REAGON SHOQATA E GJUETARËVE
Artikulli tjetërMUAJI ANTI-TRAFIKIM, TAKIM MES QENDRAVE SHËNDETËSORE