Invalidët e punës janë hedhur sot në protestë para Ministrisë së Financave, ku kanë kërkuar plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria.

Ishte pikërisht një invalidë nga Korça që parashtroi disa prej pikave që kërkojnë që të plotësohen.

“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha ajo.

foto galeri

Artikulli paraprakLAJM I KEQ PËR FRANCËN, KANTE MË SHUMË JASHTË SE BRENDA KUPËS SË BOTËS
Artikulli tjetërPEDAGOGËT PROTESTOJNË TE UNIVERSITETI I ARTEVE: KEMI NIVELIN E PAGAVE MË TË ULTA NË RAJON