Vetëm pak ditë pasi Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës Myhedin Pirani, deklaroi se zv/ministrja e Mirëqenies Sociale i kishte premtuar rritje të pensioneve për këtë shtresë përfituese dhe barazim të shumave me ato që marrin personat paraplegjik

, Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër Violeta Staka thotë se nuk bëhet fjalë për një rritje të tillë. Sipas Stakës, rritja e pensioneve për kategori të ndryshme bëhet sipas kushteve të përcaktuara në ligj. Në rajonin e Shkodrës mbeten problematike shumat e ulëta me të cilat trajtohen invalidët e punës. Më para, kreu i kësaj shoqate deklaroi se një pjesë e madhe trajtohen me shuma qesharake që fillojnë nga 1400 lekë të reja.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, MAMOGRAFIA E LËVIZSHME NË KOPLIK
Artikulli tjetërTË RINJTË, VIZITË NË BURGUN E SPAÇIT