I kemi dërguar shkresë zyrtare kryeministrit të Shqipërisë për të falur detyrimet e pashlyera të ujit të pijshëm për invalidët dhe pensionistët deri në vitin 2017.
Kështu deklaron kreu i shoqatës së invalidëve në Shkodër Ruzhdi Pode i cili duke marrë shkas nga pamundësia ekonomike që kjo kategori ka është shtyrë për t’iu drejtuar qeverisë me shkresë zyrtare dhe thotë se është në pritje të një përgjigje
Gjithashtu Pode thotë se janë mbi 2000 invalid të bashkisë Shkodër të cilët janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike ndaj këtë e quan absurd.
Nëse nuk merren parasysh këto kërkesa anëtarët e kësaj shoqate thote Pode janë të gatshëm të shikojnë mundësinë e protestave si zgjidhje të vetme.Shoqata e invalideve vijon te kerkoje plotesimin e kerkesave te tyre, te cilat prej vitesh nuk realizohen.