Ka kaluar një javë që nga data kur kanë patur për të marrë pagesën sociale por invalidët e punës në Shkodër ende nuk e kanë marrë këtë pagesë. Fillimisht i janë drejtuar prefekturës së qarkut Shkodër e më pas edhe bashkisë duke qenë se dy institucionet nuk rakordojnë me njëra-tjetrën për këtë problem.
Shtyerja e datës së marrjes të pagesës sociale për invalidët e punës krijon shumë probleme duke qenë se situata ekonomike e tyre nuk është e mirë çka ia vështirëson atyre jetesën.Invalidët e Shkodrës u shprehën gjithashtu se mosrespektimi i afateve ndodh për të disatën herë dhe kjo për ta nuk është aspak normale ndaj kërkojnë që kjo situatë të marrë zgjidhje njëherë e mirë.