Britani – Investigimi i “The Sun”: Me 900 paund shqiptarët në Angli me avionë

“The SUN” zbulon itenerarin që përdorin trafikantët për të futur shqiptarët në Angli përmes fluturimeve “business class” kundrejt 900 paundëve. Tre avionë janë ndaluar tashmë nga zyrtarët por zyrtarët besojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut “Këtë muaj hetimet çuan në arrestimin e 2 pilotëve britanikë të cilët u akuzuan se po përpiqeshin të fusnin nga Hollanda në Angli 14 shqiptarë, mes tyre 3 fëmijë. Ata do të udhëtonin në një avion të vogël 8 vendësh. Ky ishte njëri prej tre avionëve të ndaluar këtë vit, megjithëse zyrtarët besojnë se është maja e ajzberbut, dhe se qindra emigrantë janë vënë në radhë për të fluturuar me avionë të tillë” shkruhet në shkrimin me titull: “Gangsters are flying Albanian immigrants into the UK on ‘business class’ flights, charging £900 a seat for ‘guaranteed entry’ Rreth 30 avionë të vegjël ulen në Juglindje të vendit, një zonë ku shpesh mungojnë autoritetet kufitare Ish shefi i Forcave Kufitare të Britanisë, Tony Smith thotë: “Është shqetësuese. Trafikantët po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar për shkak të forcimit të kontrolleve në vende si Kalais. “Disa emigrantë janë gati të paguajnë më shumë në mënyrë që ta kenë të garantuar futjen ne Britani. Kushton shumë për të nisur një avion të vogël” shkruan The Sun Dy pilotët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë nga autoritetet, ishin nisur nga Lydd, Kent në drejtim të Holandës. Ata akuzohen se kishin planifikuar të transportonin 14 emigrantë me një avionin që kishte vende vetëm për 6 pasagjerë, përpara se të riktheheshin sërish në Holandë. Policia ishte vënë në ndjekje dhe u kapën pranë Rotterdamit, sapo u ulën me avionin e tyre Piper Chieftain. Dy pilotët e moshës 47 dhe 62 vjeç dolën para një gjykate holandeze dhe u lanë në burg. Edhe zyrtarët e Forcave Kufitare britanike janë përfshirë në hetim” shkruan “Thë Sun” Një burim holandez tha për “The Sun” se flitej për një plan të sofistikuar dhe me një shtrirje më të gjerë nga sa u mendua fillimisht. “Ka një rrjet që operon në Britani për të futur në vend ilegalisht emigrantë dhe bandat kriminale që qëndrojnë pas saj po bëjnë shumë para”. Kjo vjen pasi 2 britanikë të tjerë u burgosën, pasi tentuan të transportonin 4 emigrantë shqiptarë me një avion Cessna 172.

Artikulli paraprakVLLAZNIA “NDEZ MOTORËT” NË MERKATO
Artikulli tjetërREFORMA NË HIPOTEKË, PËRZGJEDHJA E 35 DREJTORËVE ME GARË TË HAPUR