Administrata e Universitetit të Shkodrës ´´Luigj Gurakuqi´´duke marrë shkas nga kronika investigative e transmetuar në emisionin ´´STOP´´ të TV Klan, të datës 22.12.2017 ju informon si më poshtë:

Kronika e transmetuar ka disa pasaktësi në trajtimin e çështjes së ngritur për disa kategori të studentëve që përfitojnë përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit. Sipas njoftimit të datës 15.11.2017 në faqen zyrtare të universitetit ëëë unishk.edu.al vazhdon aplikimi për përfitimin e këtij lehtësimi për kategoritë në nevojë, sipas VKM nr.269 të datës 29.03.2017

“Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” Për rastin e publikuar në emisionin ´´STOP´´ kemi sqaruar gazetaren e interesuar Rudina Muça, përpara se ta transmetonin kronikën, përmes një e-mail zyrtar të datës 05.12.2017, ku theksohet se aplikimet vazhdojnë dhe rastet do të shqyrtohen.

Përsa i përket përfshirjes në kronikën televizive të rektorit dhe zv.rektorin të USH-së, bëjmë me dije se autoritetet e mësipërme në bazë të ligjit nr.80 të datës 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” nuk kanë pjesë të kompetencave të tyre çështjet administrative dhe financiare. Bordi i Administrimit të USH-së ka si kompetencë miratimin përfundimtar të aplikimeve mbasi shqyrtohen të gjitha kërkesat e paraqitura.

Vendosja në kontekst ironik e rektorit, zv.rektorit dhe e Bordit të Administrimit të USH-së në këtë kronikë televizive, nuk i shërben informimit korrekt të publikut.

Artikulli paraprakVLLAZNIA DHE 2017-ta E MBIJETESËS
Artikulli tjetërHIJE SKANDALI MBI UNIVERSITETIN E SHKODRËS