Investigoi e çoi në burg vrasësit e së bijës, vritet biznesmenja

Një biznesmene meksikane e cila udhëhoqi një grup prej 600 familjesh në kërkim të të afërmëve të tyre të zhdukur ka mbetur e vrarë. Miriam Rodriguez Martinez u qëllua më armë në shtëpinë e saj në qytetin e San Fernandos. Ajo u bë e njohur pasi hetoi marrjen peng dhe vrasjen e vajzës së saj nga kartela e drogës “Zetas”. Informacionet që ajo i parashtroi policisë bën të mundur që pjesëtarët e bandës të arrestoheshin nga forcat e rendit. Në mars një nga pjestarët e kësaj kartele u arratis nga burgu dhe që nga ai moment Miriam filloi të merrte kërcënime. Ajo u vra në ditën e Nënës në Meksikë. Kolegët e saj u shprehën se ajo kërkoi mbrojtje nga policia, por u injorua, ndërkohë që një nga zyrtarët e policisë Irving Barrios deklaroi se nuk është e vërtetë që ajo nuk ka pasur mbrojtje, përkundrazi forcat e rendit dhe oficerët e policisë qëndronin me tre turne pranë banesës së saj. Rodriguez motivoi dhe udhëhoqi një grup familjesh të zonës për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, pasi në 2012 vajza e saj Karen u vra nga kartela “Zetas” në vitin 2012. Ajo gjeti trupin e të bijës në një varr masiv klandestinësh dhe arriti t’i dërgonte vrasësit e saj në burg. Ndërkohë që banda në fjalë kishte kryer edhe një atentat ndaj bashkëshortit të saj. Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Meksikë ka kërkuar hetim të plotë të vrasjes së Miriam Rodriguez.

Artikulli paraprakANTIKANABISI, POLICËT NGECIN NË PIKËN MË TË LARTË TË KANIONEVE TË NIVICËS
Artikulli tjetërGJYKATA GREKE DËNON LUFTËTARËT E ISIS