Shqipëria vazhdon të jetë në fokus të mediave italiane. Pas protestave antiqeveritare kamera e Rai 2, hyn në strofullën e një trafikanti droge e armësh.Igli nga Shijaku pohon për gazetarin Leonardo Zelino se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.“Këtë e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrare njerëz nëse është e nevojshme.

Këto blihen 150 euro dhe më pas shiten për 500 euro copa në Itali”, shprehet Igli.Gazetari tregon se për të mbërritur tek shtëpia e atij që e quan Igli, takohet fillimisht me një ndërmjetës përgjatë bregdetit dhe më pas udhëtojnë më makinë në Shijak.

Në hyrja të zonës atij iu kërkua të fikte kamerën dhe të mbante kapuç deri sa të mbërrinin në shtëpinë e Iglit.“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Ndërsa i thotë se është e pamundur të shohin magazinën për shkak të kontrolleve të imtësishëm policore, trafikanti shqiptar e bën të qartë se droga do të përfundojë në Itali.Gazetari i Rai 2 pohon se Shijaku është zona e supertrafikantëve, të cilët para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota.

Njëri prej vëllezërve, kujton Zelino, falenderohet nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në përgjimet e zbardhura nga “Zëri i Amerikës”.Dosja e përgjimeve, vijon më tej ai, ka ngecur në prokurorinë e

përgjithshme prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita.“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen. Kështu ndodhi në zgjedhjet e fundit, ashtu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet trafikanti.

Artikulli paraprakZV/AMBASADORI I OSBE: PROTESTA NUK PATI EFEKT TEK QEVERIA
Artikulli tjetërSHKODER, ERA PROVOKON VATRA ZJARRI