Bashkimi Evropian dhe Banka Europiane për Zhvillim kanë dhënë një lajm të mirë ku ata do të financojnë vlerën 35, 5 milion euro për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

Mirëpo ajo cka është më absurdja është fakti se për hekurudhën Shkodër-Tiranë ekziston një projekt i cili është pluhrosur nëpër sirtarët e institucionit të hekurudhave dhe amortizimi i saj vazhdon si mos më keq.

Momentalisht linja hekurudhore që ka më shumë trafik ështe ajo e drejtimit Shkodër-Lezhë-Lac dhe anasjelltas si dhe ajo Shkodër-Tiranë dhe si për ironi të fatit në këtë linjë nuk është investuar në të gjitha këto vite që pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri.

Linja hekurudhore Tirane Shkoder ka probleme te dukshme qe lidhen kryesisht me infrastrukturen e amortizuar dhe levizjen e ngadalte te trenave gje qe ka bere qe gjate ketyre viteve ajo te humbase ne tregun e konkurences me mjetet e tjera te transportit.

Shpeshere trenat e pasagjereve te linjes Shkoder-Tirane kane dale nga shinat si
pasoje e amortizimit te traversave mbajtese te shinave.

Gjithashtu problem mbeten dhe mbi 100 mbikalimet e paligjshmete ngritura ne te gjithe gjatesine e linjes hekurudhore

Shkoder-Lezhe-Malesi e Madhe te cilet duke qene te paligjshem jane edhe
te pambrojtur dhe te pakontrolluar.

Shpesh ndalohet pa afat lëvizja me trenin e linjës Shkodër-Tiranë. Dhe shkaqet e kësaj situate janë mungesa e karburantit, borxhet e akumuluara si dhe amortizimi i hekurudhës

 

Artikulli paraprak9 MAJI, DITA E EVROPËS
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: URGJENCA DREJT RRËNIMIT TË PLOTË