Sadri Buhaj është një nga banorët e paktë i cili jeton në kalanë e Drishtit, në këtë zonë ku nuk ofrohen shërbimet më të mira për jetesë. Më në fund për këta banorë kanë ardhur lajme të mira pasi Fondi Shqiptar I Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër po hartojnë një projekt per rikonstruksionin e fasadave të banesave të cilat janë amortizuar si shkak i mungesës së mirëmbajtjes. Për 60 vjeçarin Sadri Buhaj, ky lajm i ka dhënë shpresë për rijetëzimin e zonës.
Ai shpreson që gjatë fazës së rikonstruksionit banesave ti ruhet origjinaliteti.Këtë lajm për investimin në kalanë e Drishtit e kanë pritur mirë edhe banorët e tjerë tregon 60-vjeçari. ata urojnë që përmes këtij financimi të mund të ndërtohen edhe bujtina.
Nga njësia administrative ende nuk i është bërë me dije se kur do të fillojnë punimet, pasi projekti është ende në fazë projektimi.
Zgjidhja më e mirë për ta kthyer kalanë e Drishtit në funksion të turizimit është përmes rikonstruksionit të ndërtesave, muzeut dhe gjithë zonës së banuar përreth. Banorët urojnë që me kalimin e kohës të mundësohet edhe ndërtimi i bujtinave për të shtuar shërbimet për turistët në këtë zonë.