Problemet me furinzimin me uji të pijshem të Shëngjinit lidhen me dendësinë e ndërtimeve që janë bërë gjatë viteve të fundit në këtë zonë si dhe rritjen e konsumit gjatë veres. Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, sipas të cilit brenda një kohe të shpejtë do të nisi investimi për ndërtimin e ujësjellësit të ri i cili do të garantojë furnizim pa ndërprerje me uji të pijshem të kësaj zone turistike.

Investime do të ketë edhe në infrastrukturen rrugore, ku do të nisë puna për baipasin e Shëngjinit, rrugen Kune-Hidrovor si dhe do përfundoj segmenti Shëngjin-Velipojë thotë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Numri i pushuesve në Shëngjin ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ndaj dhe kërkohet investime për tju përgjigjur këtij fluksi në rritje.

Artikulli paraprakVENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MANASTIRLIU: RIALOKOJMË FONDET PËR SHËRBIMET SPITALORE
Artikulli tjetërSHUHET PLOTESISHT ZJARRI NE LAÇ